Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:49

​Agnelli-Allegri, takim tjetër për të vendosur të ardhmen e trajnerit

| 16/05/2019 11:38

Një darkë nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur çështjet e hapura mes Juventus dhe trajnerit Massimiliano Allegri.

Ky i fundit u pa sy më sy me Andrea Agnelli mbrëmë dhe diskutuan për të ardhmen e klubit, mirëpo nuk është vendosur ende asgjë.

Sot pritet një tjetër takim mes këtyre të dyve por edhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë si Paratic dhe Nedved.

Aty do të diskutohet mbi dy çështje: rinovimin ose jo i kontratës së Allegrit e cila përfundon vitin e ardhshëm dhe plani për sezonin e ardhshëm të trajnerit, kryesisht për përzgjedhjen taktike.

Në rast largimi të Allegrit, atëherë Juventus do të kërkojë që drejtimin e klubit ta marrë Deschamps, Pochettino ose Guardiola.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress