Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 15.11.2018 06:54

​Agjenti i Ronaldos: Do ta mbyllë karrierën te Juventusi

Prishtinë | 11/07/2018 18:44

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Juven.

Gjatë ditës së djeshme ka ardhur zyrtarizimi për transferimin e Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi për shifrën e 105 milionë eurove.

Njeriu më i afërt me yllin portugez, njëherësh agjenti i tij Jorge Mendes tregon se sa e vështirë ka qenë për ta bindur Realin që ta shesë Ronaldon, si dhe ka deklaruar që 33-vjeçari do të qëndrojë deri në fund të karrierës me Juven.

“Ka qenë një punë e veçantë dhe tani që ka përfunduar gjithçka, dua të falënderoj të gjithë personat me të cilët u desh të negocioja, duke përfshirë Agnellin, Marottën, por edhe drejtuesit e Real Madridit”, deklaroi Mendes.

“Jam shumë i kënaqur që përmbyllëm me sukses marrëveshjen me klubin e fundit të karrierës, për Cristiano Ronaldon. Ai dëshiron t’i japë fund karrierës së tij pikërisht te bardhezinjtë”, u shpreh ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress