Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:18

​Adriano paralajmëron rikthimin në futboll

Prishtinë | 12/10/2017 20:23

Ish-sulmuesi i Interit dëshiron të kthehet sërish në futbollin aktiv.

Botës së futbollit mund t’i kthehet sërish ‘Perandori’, i cili ka thënë se është duke punuar për të qenë i gatshëm të luajë përsëri.

Ndonëse në moshën 35-vjeçare, Adriano ka treguar se do të nisë fillimisht përgatitjet në mënyrë individuale e më pas do të kërkojë që t’i bashkohet ndonjë klubi, transmeton KosovaPress.

“Jam duke u përgatitur për një projekt të ri, ku do të filloj të stërvitem individualisht”, ka treguar Adriano për Conversa.

“Gjatë tërë muajit janar do të punoj i vetmuar pa asnjë klub”.

“Dua të kthehem dhe këtë do ta bëj për veten time. Dua që t’ua demonstroj të gjithëve se ende kam fuqi për ta bërë një gjë të tillë”.

“Pasi të arrij në nivelin ku dua, atëherë do të vendosi nëse do të vazhdoj të luaj apo jo”, ka theksuar ai.

Adriano ka qenë një ndër lojtarët më premtues në kohën kur luante me Interin, por problemet personale kanë ndikuar që ai asnjëherë mos të arrinte në nivelet më të larta të futbollit. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress