Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:17

​A do të shkarkohet Solskjaer, ky është qëndrimi i klubit

Mançester | 02/12/2019 19:26

Manchester United ende nuk ka ndërmend të konsiderojë shkarkimin e menaxherit Ole Gunnar Solskjaer me gjithë rezultatet e këqija, njoftojnë mediat britanike.

United ka fituar katër nga 14 ndeshjet e Premier Ligës këtë sezon nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez, duke mbajtur vetëm vendin e 9-të në tabelë, por tani për tani Solskjaer është i sigurt.

Zhgënjimi i fundit - barazimi 2:2 me Aston Villa në ‘Old Traford’, nuk  vuri në alarm drejtuesit e klubit, të cilët akoma kanë durim për Solskjaer, ndryshe nga Tottenham dhe homologët e tij të Arsenalit, të cilët tashmë pushuan Mauritius Pochettino dhe Unai Emeri.

Tottenham është rivali i radhës i United të mërkurën në ‘Old Traford’, i pasuar nga derbi i qytetit me City, i cili mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Solskjaer, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress