Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:12

​9 medalje të fituara në Bullgari, ministri Gashi premton përkrahje financiare për Taekwando

Prishtinë | 18/09/2019 14:18

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi ka pritur në takim fituesit e medaljeve të Taekwandos, në kampionatin ballkanik “Samokov” 2019.

Përfaqësuesja e Kosovës në Taekwando në grup-mosha të ndryshme është kthyer me 9 medalje nga kampionati ballkanik fundjavën e kaluar në Samokov të Bullgarisë.

Nga 35 garues, nëntë prej tyre u kthyen me medalje. Pjesëmarrës në këtë kampionat ballkanik ishin 653 garues nga 12 shtete pjesëmarrëse.

Sportistët të cilët kanë fituar medalje në këtë kampionat janë: Sylejman Vizdiklar, kadet -41kg, medalje e artë, Rejan Tershani -52kg medalje e argjendtë, Elion Agushi, kadet -45kg, medalje e bronztë, Arkton Zekaj, kadet -61kg, medalje e bronztë, Elton Avdullahu, kadet -65kg, medalje e bronztë, Eron Brahimi, junior -68kg, medalje e bronztë, Tringa Krasniqi senior -57kg, medalje e bronztë, Don Berisha, senior +87kg, medalje e bronztë, Sara Kastrati, senior -46kg, medalje e bronztë.

Gjatë këtij takimi ministri Gashi u shpreh i lumtur me suksesin e arritur nga këta sportistë në kampionatin ballkanik, duke iu premtuar atyre përkrahje financiare në të ardhmen.

Kryetari i Federatës së Teakwandos të Kosovës, Gani Krasniqi, potencoi vështirësitë financiare me të cilat përballen, duke kërkuar nga ministri Gashi që sportistët të ndihmohen më shumë në aspektin financiar.

“Tash kemi javën tjetër kampionatin në Shqipëri, kampionatin evropian dhe për shkak të financave ne duhet përsëri me vetë financim të dërgohen nxënësit atje. Kështu, në vend që t’i dërgojmë 10 nxënës, duhet t’i dërgojmë 1 ose 2 nxënës”, tha Krasniqi.

Gjatë kësaj ceremoni të ftuar ishin edhe rekordmeni Agim Agushi dhe Sadik Ferati nga sporti i mundjes.

Rekordmeni kosovar, i cili ka thyer disa rekorde Guinness, Agim Agushi prezantoi para ministrit certifikatën e pranuar nga selia e librit Guinness për rekordin e katërt të thyer nga vetë ai.

Në fund, ministri Kujtim Gashi ndau edhe një certifikatë për mundësin e njohur Sadik Ferati, i cili ka fituar dy medalje të rëndësishme për Kosovën në sportin e mundjes./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress