Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.01.2017 06:55

​Sevilla do që ta kthejë Banegan, por ja sa kërkon Interi

| 11/01/2017 22:00

Klubi spanjoll ka shprehur interesim për Ever Banegan.

Reprezentuesi argjentinas është transferuar te Interi gjatë verës si futbollist i lirë, por vetëm gjashtë muaj më vonë klubi zikaltër kërkon 30 milionë euro për ata që janë të interesuar që ta blejnë atë.

Sevilla ka kërkuar që ta kthejë Banegan në radhët e veta, por drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ua ka bërë me dije që nëse nuk paguajnë 30 milionë euro nuk mund ta marrin lojtarin.

Siç njofton gazeta spanjolle Marca, kjo kërkesë e Interit ka zbrapsur Sevillan e cila nuk është në gjendje të paguajë një shumë të tillë.

Një ditë më parë klubi andaluzian ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Interit, Stevan Jovetiç.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress