Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 10:41

​Wilshere prognozon Chelsean për të fituar Premier Ligën

| 28/12/2016 18:17

Jack Wilshere e sheh skuadrën e Antonio Contes si favoritin kryesor për të triumfuar në Premier Ligë.

Mesfushori anglez është huazuar nga Arsenali te Bournemouth në mënyrë që të rikthejë formën e humbur pas një serie të gjatë të lëndimeve.

Pas përballjes me Chelsean këtë javë, ku skuadra e tij u mposht 3:0, Wilshere i sheh ‘Blutë’ e Londrës si favorit për t’u shpallur kampion, duke pasur parasysh edhe ecurinë që ata kanë prej 12 fitoresh rresht.

“Chelsea i ngjanë një skuadre kampione tani për tani dhe për mua ata janë ekipi më i mirë në ligë”, ka deklaruar Wilshere.

“Është një rrugë e gjatë deri në përfundim të stinorit dhe nuk mund të bëhen konkludime se kush do të dalë kampion, por Chelsea i ka gjasat më të mira për ta marrë titullin”.

Ekipi i Antonio Contes prinë në tabelë me 46 pikë pas 18 xhirove.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress