Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 10:26

​Zhduket një person në Prishtinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Prishtinë | 12/11/2019 15:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 07.11.2019 është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme, analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Policia kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, duke informuar Policinë e Kosovës  në linjën emergjente 192, apo në nr 080019999.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress