Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 19.02.2019 11:11

​​Zgjedhjet e 8 qershorit vlerësohen pozitivisht, me gjithë mangësitë e shumta

Prishtinë | 10/07/2014 13:52

Përkundër notës shumë të mirë që ju dha procesit të zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit 2014 nga aktorët brenda e jashtë vendit, ky proces u përcoll me disa parregullsi, shkelje e lëshime të ndryshme si mos transparenca, lista e pa pastruar e votuesve, sistemi i ri i pa zbatuar i adresave, skanimi e digjitalizimi i librave amë votimi i dyfishtë dhe ai familjarë si dhe dështimi i votimit me kusht, votimit nga diaspora dhe votimit me postë etj.

Kështu u tha gjatë nja takim mes Lidhjes së Juristëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në vend.

Mazllum Baraliu, kryetar i Lidhjes së Juristëve të Kosovës, ka thënë se duhet lavdëruar institucionet përkatëse veçmas KQZ-në për zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë e të cilat u cilësuan si të mira. Ai ka thënë se përkundër këtyre rezultateve në zgjedhje shkuan me ligjin e vjetër dhe kishte edhe probleme të vjetra edhe të reja.

Haki Demolli, ish deputet i LDK-së dhe ish kryetar i Komisionit për Legjislacion në mandatin e kaluar, ka përmendur dështimet dhe anët pozitive të këtyre zgjedhjeve. Si dështim e ka theksuar mos përfundimin e reformës zgjedhore ndërsa si anë pozitive ka përmendur vetëdijesimin e qytetarëve dhe subjekteve rreth procesit zgjedhor./Kosovapress/.

Loading...
 
 

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress