Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:48

​Vritet me armë zjarri një grua në Prizren, dyshohet se e qëlloi bashkëshorti

Prishtinë | 07/08/2019 09:34

Policia ka raportuar për një vrasje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku ka humbur jetën një grua pasi drejt saj ka shtënë, sipas dyshimeve të para, vet bashkëshorti i saj.

Mbrëmë pas orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.

Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshorti.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress