Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:33

​Vodhën në një qendër tregtare, arrestohen dy persona

Podujevë | 12/07/2019 10:54

Policia e Podujevës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në fshatin Lluzhan, ku persona të dyshuar kishin depërtuar me forcë brenda objektit dhe dyshohet se nga aty kanë marrë një kasafortë me para, paketime cigaresh si dhe dokumente të ndryshme.

Personat  e dyshuar janë V. R.  22 vjeç, dhe  B. B. 25 vjeç.

Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve policor, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress