Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 10:00

​Vlorë, kapet me qëllim ekstradimin në Itali 52 vjeçari

Vlorë | 13/07/2018 10:34

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga forcat policore të Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.

Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen “10 korriku”, rezulton i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.

Personi i arrestuar përkohësisht në kuadër të operacionit të koduar “Blic” është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t’u shlyer edhe 14 vite heqje lirie.

Tashmë procedurat për ekstradimin e tij në duart e drejtësisë italiane i kanë kaluar Interpol Tiranës./TCh/


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress