Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:36

​Vetaksidentohet, një i vdekur në rrugën Prekovc-Llabjan

Gjilan | 12/06/2019 16:40

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vetaksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

Dyshohet se në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49-vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e tipit VW Sharan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vetaksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë.

I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress