Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:09

​Veseli: Kosova, shpejt do të themelojë ushtrinë bashkë me NATO-n

Prishtinë | 14/11/2017 11:52

Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e saj në bashkëpunim me NATO-n. ndërsa, deri në vitin 2020 synohet që Kosova të bëhet anëtare e organizatës me të fuqishme ushtarake, NATO-së.

Kështu thanë krerët e institucioneve të vendit, në konferencën ndërkombëtare  “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qendra Kosova për Studime të Sigurisë (KCSS).

Kryetari i Kuvendit  Kadri Veseli tha se kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit, derisa në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë.

Kreu i legjislativit, theksoi angazhimin e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, derisa FSK-ja ka arritur të gjitha kapacitetet e nevojshme për të dhënë kontributin e drejtpërdrejtë si anëtare e Aleancës Veriatlantike.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj theksoi se deri në fund të kësaj dekade do të jenë pjesë e NATO-së. Por, paraprakisht tha se Kosova ka synim të bëhet anëtare e partneritetit për paqe.


Shefi i ekzekutivit, theksoi se sfidat që ata i veçojnë, siç janë ekstremizmi global, ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe kërcënimet kibernetike.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e quajti vlerë të shtuar për NATO-n, anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

Kryediplomati kosovar, shprehu po ashtu edhe zhgënjimin e tij pas një vizite që kishte zhvilluar në NATO, duke thënë se atje u prit si person, e jo si përfaqësues i shtetit të Kosovës, i cili sipas tij, tashmë ekziston dhe duhet të mësohen të gjithë me këtë realitet.     

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-së për diplomaci publike, Tacan Ildem, theksoi se NATO mbetet para se gjithash një organizatë kolektive e mbrojtjes, derisa investojnë gjithnjë e më shumë në projektimin e stabilitetit. Sipas tij, kjo bëhet thjesht për të ndihmuar fqinjët e tyre që të jenë më të sigurte, pasi kur fqinjët e tyre janë stabil, atëherë edhe ata janë të sigurt.


Konferenca ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, është hapur dje, derisa do të vazhdoj sot gjatë tërë ditës me diskutimet e panelistëve. /KosovaPress/



Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress