Bëhet fjalë për një biznesmen të fushës së tekstilit i njohur në kryeqytet dhe Kosovë. F.G. ishte pronar i dyqaneve të veshmbathjes “Charlie”.
Sipas deklaratave që thanë personat që e njohën F.G., vdekja e tij ka ardhur për shkak të një sulmi kardiak.
Rastin e ka konfirmuar Policia.
“Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dal njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019