Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:31

​Vdes personi i pestë nga aksidenti i rëndë në Rahovec

Rahovec | 13/08/2019 15:04

Pesë të vdekur është bilanci i aksidentit të rëndë i cili ndodhi në Rahovec në muajin korrik.

Lajmin se ka ndërruar jetë edhe personi i pestë e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Në fillim të këtij muaji vdiq personi i katërt.

Aksidenti ndodhi në Bernjak të Rahovecit, më 26 korrik./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress