Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:24

​Vdes një punëtor në Prizren, arrestohet mbikëqyrësi i punimeve

Prishtinë | 12/10/2017 19:30

Një punëtor ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesor në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar  mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress