Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:36

​Vdes një person në Pejë, policia nis hetimet

Pejë | 12/09/2019 10:00

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 16:30 është informuar se në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë ka ndodhur një vdekje.

Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.    

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i gjinisë mashkullore i lindur me 1978 i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress