Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:38

​Vazhdojnë kërkimet në ish-hotel "Adriatiku"

Prishtinë | 22/04/2019 21:05

Janë duke vazhduar kërkimet nën pjesën e rrënuar të ish-hotel "Adriatiku" në Mitrovicë.

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

KosovaPress raporton se ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.

Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress