Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 03:20

​U jepet lamtumira e fundit pesë anëtarëve të familjes Sadikaj

Prishtinë | 10/07/2018 17:18

Në fshatin Sopi të Suharekës janë varrosur pesë anëtarët e familjes Sadikaj të cilët të dielën humbën jetën në një aksident komunikacioni në magjistralen Duhël-Suharekë.

Hidajete Sadikaj, bashkë me djalin  Jetonin 32 vjeçar dhe gruan e tij Albesën, 27 vjeçare dhe dy fëmijët Erjoni, 6 vjeç dhe Eljesa  3 vjeç kanë vdekur në vend kur vetura me të cilën po udhëtonin është ndeshur me një autobus.

Me rastin e kësaj tragjedie komuna e Suharekës ditën e sotme e ka shpallur ditë zie.

Qindra qytetarë kanë marr pjesë në varrim që u mbaj sot pasdite.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress