Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:27

​Turku i ndaluar në Shqipëri, anëtar i grupeve terroriste

| 12/10/2017 15:05

Shtetasi turk i ndaluar pak ditë më parë nga agjentët e kufirit në portin e Durrësit rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lartë e Turqisë.

Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol, agjentët e kufirit kanë zbuluar se shtetasi Muhammed Aydogmus akuzohet për pjesëmarrje në organizatë terroriste.  39-vjeçari, i cili u ndalua në portin e Durrësit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët në përpjekje për të kaluar kufirin për në Itali me dokumente të falsifikuara, do të procedohej në gjendje të lirë.  

Por pas marrjes së informacioneve të fundit, ai është vënë në pranga në kuadër të urdhër-arrestit të lëshuar nga drejtësia turke. Burime policore bëjnë të ditur se materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress