Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:48

​Tri raste të reja me gjuajtje me armë në dasma

MItrovicë | 14/08/2019 14:32

Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në rajonin e Mitrovicës, kanë reaguar në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje.

Informacione për të shtëna ishin raportuar në Mitrovicë e Skenderaj,  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy  lokacionet të konfiskohen tri armë dhe 121 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.

Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë ndalimin e personave të dyshuar, ndaljen e kolonave me dasmorë, si dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.  /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress