Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:45

​Tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 17/07/2017 10:02

Një i dyshuar mbrëmë në rrugën “Perandori Dioklecian”, për motive të panjohura ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër dhe e ka goditur në këmbë duke i shkaktuar lëndim trupor.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë cal-7 mm dhe po ashtu pas hetimit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar edhe veturën e cila dyshohet se e është përdorur nga të dyshuarit.

 

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar./KosovaPress/

 

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress