Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.02.2018 04:45

​Tentim vrasje në Podujevë, tre të arrestuar

Podujevë | 13/02/2018 09:34

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Podujevë tre të dyshuar pasi ishin përfshirë në një rrahje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Zahir Pajaziti”, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve tjerë, të cilët ishin në automjetin e tyre.

Persona të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress