Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:53

​Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Prishtinë

Prishtinë | 12/02/2019 17:42

Rreth orës 15.30 në rrugën “Ali Kelmendi” në kryeqytet ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast nga Policia e Kosovës konfirmohet për një të plagosur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një 27-vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit.

“Personi është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress