Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:29

​​Të gjithë kërkojnë drejtësi për gratë e vrara, madje edhe fëmijët e njërës prej tyre

Gjakovë | 10/08/2018 14:27

Në temperatura të larta edhe pse fëmijë, marshuan rrugëve të Gjakovës për të kërkuar drejtësi për nënën dhe motrën e tyre.

Kështu familjarë të Valbona Markut dhe të bijës se saj, Klara, tashmë të ndjera, ngase i vrau bashkëshorti qe ishte edhe babai i Klarës, kërkuan drejtësi dhe ndëshkim për vrasësin por edhe për ata që nuk parandaluan krimin.

Gjakova ishte në lotë të premten, kur gra e burra marshuan për drejtësi, për gratë e vajzat e vrara viteve të fundit nga gjinia mashkullore, numri i të cilave tashmë është 101.

Vëllai i të ndjerës, Valbonës, Shkëlzen Marku duke treguar se motra e tij ishte keqtrajtuar nga burri i saj që 16 vite.

Sipas tij, reagimi i Policisë së Kosovës ka qenë zero, ndonëse çdo gjë ka qenë e paralajmëruar.

Dënimin maksimal për vrasësin e  Valbonës dhe vajzës së saj e kërkoi edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se institucionet e Kosovës  kanë dështuar të ofrojnë një ambient të sigurt për jetës në Kosovë. 


Sipas saj, Pjetër Nrecaj i cila vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij iu shtuan numrit të burrave vrasës në mungesë  të reagimit me kohë të Policisë. 

Jahjaga tutje ka kërkuar të dijë se edhe sa jetë dhe thirrje të humbura duhet të bëhet që institucionet tona të marrin përgjegjësinë për këto krime.

Ajo po ashtu tha se duhet një qëndrim institucional i qëndrueshëm për të ndërmarr masa që dhuna të familje mos të vë vend në shoqërinë tonë dhe të mos kemi viktima tjera, kurse abuzuesit të marrin ndëshkimin e merituar.

Deputetja  e parlamentit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të cilët, sipas saj, i kanë lidhjet e forta duke iu thënë se ky rast duhet t’i shkund nga karriget  e tyre, e ata që janë në pushet të vazhdojnë ashtu siç tha ajo të “zgërdhihen”.

Lila po ashtu ka kërkuar që ata që e lejuan këtë krim të ndodh të vihen para drejtësisë. 

Kryetarja e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, Ariana Qosaj Mustafa u shpreh se Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë gjak në duart e tyre pas kësaj vrasje. 

Ajo po ashtu kërkoi burgim të përjetshëm për kryesit e vrasjës së Valbonës dhe vajzës së saj. 

E pranishme në këtë marsh protestues ishte edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e cila tha se dënimin meritor duhet ta marrin ata që janë të përfshirë në vrasjen e Valbona Marku dhe vajzës se saj, Klarës.

Marshi filloi te parku i qyteti të Gjakovës, deri te “Çarshia e Vogël” e përfundoi te Stacioni i Policisë. 

Aty u vendosën parullat ku protestuesit i mbajtën në duar “Boll më”, “Martesa nuk është dënim me vdekje”, “Edhe sa” e të ngjashme. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress