Bëhet e ditur se persona të panjohur kanë goditur xhamin e autobusit të kompanisë ‘Bici- Com”, në mëngjesin e së dielës, ndërsa nga kjo kompani incidenti është cilësuar si sulm.
Menaxheri i kompanisë së autobusëve ‘Bici-Com” Berat Bici ka thënë për KosovaPress-in se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie sulmohen në territorin e Serbisë.
“Brenda 10 ditësh po ndodh që dy herë. Herën e parë ka ndodhur një përplasje me kamion, por nuk ishim të sigurt se ishte sulm dhe nuk kemi dashur të krijojmë panik. Rasti i sotëm është definitvisht sulm”, tha Bici.
Ai tha se dritarja e autobusit është goditur me një shishe të qelqit nga persona të cilët po udhëtonin me një veturë kombi.
Ai bëri të ditur se përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018