Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.01.2018 04:20

​Sulm terrorist kundër vajzës së Nasim Haradinajt

Prishtinë | 03/01/2018 09:17

Në mëngjesin e djeshëm, më 2 janar 2018 në ora 00:58, në qytetin suedez Helsingborg ndodhi një shpërthim i madh i eksplozivit që ishte vendosur para derës së banesës së vajzës së veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinajt, bejnë të ditur mediat suedeze.

Nga shpërthimi i fuqishëm u plagos  Ariana Haradinaj, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe është duke u përgatitur që të fillojë studimet në Suedi.

KosovaPress ka kontaktuar prindin e Arianës,  Nasim Haradinaj i cili është pyetur nëse sulmi ndërlidhet me veprimtarinë e tijë politike.

“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta  thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Pas trajtimit të plagëve në spital, policia suedeze e ka strehuar Arianën në një vend të sigurt, bën të ditur KosovaPress.

Linku i lajmit të mediave suedeze: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/7l5lM8/kraftig-explosion-i-bostadshus-i-helsingborg--en-svart-skadad

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress