Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:35

​Spahiu zëvendëson Sahitin në Krimet Ekonomike, ky i fundit transferohet në Departamentin e Kufirit

Prishtinë | 17/10/2018 14:14

Drejtor për hetimin e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, nga sot është caktuar Bashkim Spahiu, kurse Nazim Sahiti që mbante këtë pozitë, do të jetë në kuadër të departamentit për kufi.

Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës në një përgjigje dhënë për KosovaPress, ku nuk qartësojnë arsyet për këtë ndrrim pozitash.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ Mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm e ka caktuar Major Nazim Sahitin  në kuadër të Departamentit për Kufi, ndërsa në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike është caktuar Major Bashkim Spahiu”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sahiti ishte i dyshuar në rastin e rrahjes së ish-drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa gjatë dhjetorit të vitit 2017. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress