Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 15.11.2018 06:54

​Shtatë vjet burgim për keqpërdorim seksual

Ferizaj | 18/04/2018 16:02

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi sot të pandehurin B.S., i cili akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.

I pandehuri akuzohet se në muajin janar 2018, në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën fëmijë të moshës trembëdhjetë vjeçare.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress