Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 06:03

​Shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një femre

Prishtinë | 19/11/2019 14:14

Foto nga arkiva

​Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari“ në Prishtinë,  ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Kosovë, për të vazhduar  fluturimin  për në qytetin Stamboll të Turqisë, me qëllim që përmes territorit të shtetit turk, të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”.    

Organizatë kjo e cila ishte  duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e vrasje në këto shtete, organizatë kjo e shpallur organizatë terroriste nga OKB-ja.

Me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress