Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 09:55

​Sekuestrohen 50 kilogramë hashash në Vlorë

Vlorë | 14/09/2018 13:14

Policia e Vlorës ka sekuestruar 50 kg hashash në lagjen “Partizani” të këtij qyteti, pranë spitalit.

Në një banesë 3-katëshe janë gjetur armë dhe drogë, ndërkohë që është shoqëruar një person. Burime nga Policia e Vlorës thonë se janë gjetur rreth 50 kg kanabis.

Forca të shumta policie janë përfshirë në aksionin blic, ndërsa kontrollet kanë qenë të shumta, raporton Top Channel. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress