Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:15

​Rrahje familjare në Rahovec, kërkohet një muaj paraburgim ndaj tetë personave

Prishtinë | 10/10/2019 13:52

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N., për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprat penale “ Dhuna në familje” dhe “ Pjesëmarrje në rrahje”.

Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 08 tetor, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore janë përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta,  shufra hekuri dhe druri, grushte e shqelma kanë goditur njëri tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore.

“Po ashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh. N. Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e  veprave  penale të përshkruara më lartë”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress