Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:42

​Rinas, ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në kërkim

Tiranë | 06/09/2017 14:36

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të dy shtetasve të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat shfrytëzimi i prostitucionit dhe dhunë në familje.

Policia e shtetit bën të ditur se në Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.P. (39), banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale shfrytëzimi i prostitucionit, në rrethana rënduese në bashkëpunim.

Po ashtu u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.K., (43), banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale dhunë në familje.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress