Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.01.2018 12:21

​Regjistrimi i numrit të telefonit në Postë, bie numri i raportimeve të rrejshme

Prishtinë | 02/01/2018 14:51

Regjistrimi i numrave të telefonit në Postë dhe me dokumente identifikimi ka bërë që edhe thirrjet e rrejshme dhe ato duke bërë shaka të zvogëlohen.

Ata që janë përballur më këso thirrjesh janë Policia dhe Zjarrfikësit.

Komandanti i Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës Latif Zeka tha se vitin që shkoi(2017) janë raportuar vetëm 10 raste të rrejshme që kryesisht janë raportuar si djegie të shtëpive apo veturave.

 Sipas tij, më herët brenda vitit ka pranuar deri në 60 thirrje me kërkesa interesante që dalin jashtë fushës së punës së zjarrfikësve. 


Po ashtu ai tha se nga janari deri në nëntor të këtij viti kanë pranuar gjithsej 1919 thirrje apo dalje në numrin  emergjent  193 ku kanë intervenuar për raste të ndryshme.

Se a ka interesim nga ana e qytetarëve për të bërë thirrje të rrejshme në numrat emergjent në Policinë e Kosovës  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se ka raste kur qytetarët e Kosovës kërkojnë në Polici ndihmë për ujësjellës, shuarje të zjarreve, të fatkeqësive natyrore. 

Por Kelani tha se këto kërkesa janë reduktuar shumë dhe  është rritur numri i thirrjeve mbi problemet  për nga natyra penale.


Edhe në Polici konfirmojnë se tash ka më pak thirrje të rrejshme se sa gjatë viteve të kaluara.

Në vitet e mëhershme ka pasur thirrje nga qytetarët e Kosovës për cështje të ndryshme apo edhe për kërkesa qesharake të tyre që nuk kanë pasur të  bënin fare me punën e Policisë, Zjarrfikëseve, Emergjencës etj./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress