Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 10:55

​Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria

Prishtinë | 23/04/2019 18:31

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për të gjitha gratë që janë kthyer nga Siria. Kështu tha avokatja e njërës prej këtyre grave Fehmie Gashi-Bytyçi.

Sipas saj seanca dëgjimore ku do të vendoset për to është duke vazhduar ende.

“Kjo duke pasur parasysh se të gjitha janë gra familjare dhe më fëmijë. Gratë tashmë janë duke jetuar në shtëpitë e të të afërmeve” tha Gashi-Bytyçi.

Disa prej grave të kthyera të premten në mbrëmje nga Siria po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

11 gra sot  janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit.

Ato kanë hyrë në ndërtesën e gjykatës nën përcjelljen e Policisë.

Ndërsa grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

Pas kthimit të tyre nga Siria, Prokuroria ka thënë se do t’i marrë në pyetje 32 gratë e kthyera./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress