Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:42

​Policia nuk konfirmon ndalimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve, thotë se u intervistuan dy presona

Prishtinë | 19/04/2019 19:23

Pas dërgimit të një informate për media, se sot pasdite është arrestuar drejtori i Stacionit të autobusëve në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar janë intervistuar dy persona në lidhje me një mosmarrëveshje që kanë pasur në punë.

Policia nuk njofton nëse është intervistuar drejtori i stacionit policor.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur në vendin e tyre të punës. Pas konsultimit të Prokurorit të shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar që kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në njoftimin e lëshuar për media në emër të punëtorëve të stacionit të autobusëve thuhej:  

Përmes këtij emaili njoftojmë mediat e shkruara dhe elektronike se sot pas dite është arrestuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë,

Arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve, i njëjti është në stacionin policor jugu në Prishtinë. Me respekt përfaqësuesit e punëtorëve të “Stacioni i Autobusëve” Prishtinë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress