Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 27.05.2018 03:51

​Policia: Mjeti i dyshimtë te Spitali nuk ishte eksplodues

Pejë | 16/05/2018 17:15

Policia e Pejës jep sqarime në lidhje me gjetjen e një mjeti të dyshimtë sot në hyrje të një aneksi të spitalit rajonal.

“Me të marrë informatën policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes  dhe ka bërë sigurimin e perimetrit të vendit të ngjarjes. Nga Policia e Kosovës është bërë evakuimi i personelit mjekësor dhe të gjithë personave të cilët ishin në trajtim mjekësor”, thuhet nga Policia.

Sipas Policisë pasi që mjeti është konsideruar  i dyshimtë është informuar njësiti i KFOR-it për deminim i cili ne ora 16:11 minuta, ka bërë shkatërrimin e kontrolluar të mjetit i cili ishte i dyshimtë i pa identifikuar, por pas shkatërrimit është konstatuar se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues.

“Shkatërrimi është bërë në masa të larta sigurie dhe është shkatërruar pa ndonjë incident”, bën të ditur Policia./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress