Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:53

​Policia kërkon ndihmë për një 19 vjeçare e zhdukur tash e një vit (FOTO)

Prizren | 11/07/2019 16:53

Policia e Prizrenit me anë të një njoftimi kërkon ndihmë për gjetjen e 19 vjeçares Elma Morina nga Prizreni e cila është raportuar e zhdukur më 11 maj të vitit 2018.

Sipas Policisë në këtë datë në stacionin policor në Prizren është iniciuar rasti “person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni e lindur më 05.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

 Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare.

“Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së vajzës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress