Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:53

​Policia jep detaje rreth shembjes së një pjese të “Adriatikut”

Mitrovicë | 22/04/2019 18:23

Policia në Mitrovicën Jugore ka dhënë detaje rreth shembjes së sotme të një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”, ku dyshohet se brenda rrënojave ka mbetur një punëtor, për shpëtimin e të cilit janë angazhuar zjarrfikësit.

Komandanti i policisë në Mitrovicë Ahmet Gjosha ka thënë për KosovaPress se kanë qenë gjithsej katër punëtorë duke punuar në vendin ku është shembur një pjesë e objektit.

Sipas tij, tre prej tyre kanë arritur të dalin jashtë derisa dyshohet se njëri ka mbetur brenda dhe po punohet në mënyrë intensive për shpëtimin e tij.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, autoambulanca, si dhe një kompani ka dërguar ekskavatorë për pastrimin e hapësirës nga rrënojat./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress