Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.10.2018 05:22

​Policia jep detaje për aksidentin në Vranidoll

Prishtinë | 02/01/2018 12:25

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, një mashkull  dhe një femër ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar  pesë të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

 

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar  i cili ka urdhëruar qe trupat e pa jetë te dërgohen ne obduksion në Mjekësinë Ligjore./KosovaPress/

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress