Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:34

​Policia jep detaje nga plagosja e mbrëmshme në Pejë

Pejë | 08/11/2018 10:24

Policia raporton se dje pasdite ka arrestuar një person në Stacionin e autobusëve në Pejë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktima, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. 

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress