Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.10.2018 05:06

​Policia gjen para, thërret pronarin të lajmërohet

Fushë Kosovë | 16/05/2018 14:51

​Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar se me datën 28 prill kanë pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur ( i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave.

Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur.

Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lutet qytetari që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress