Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:46

​​Policia e konfirmon sublimin ndaj Policisë Kufitare

Prishtinë | 12/06/2019 00:05

Në mbrëmjen e sotme ka ndodhur një sulm i armatosur ndaj një patrulle të Policisë Kufitare në Leposaviç.

KosovaPress ka raportuar për një sulm të armatosur që ka ndodhur ndaj një patrulle të Policisë Kufitare, nga persona të dyshuar se merreshin me kontrabandë.  

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40.

“Mund të konfirmojmë se rreth orës 19:40 ka ndodhur një rast "Sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe përdorim i armës zyrtare". Rasti ka ndodhur përderisa njësia patrulluese kufitare në fshatin Jashanic komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjate ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtareve policor, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë. Duke e parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën zyrtare. Nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, thotë Kelani./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress