Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:08

​Policia dhe Prokuroria: Valbona nuk ka kërkuar mbrojtje

Prishtinë | 10/08/2018 13:13

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjakovës janë deklaruar sot për rastin e vrasjes që ndodhi në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku burri vrau gruan dhe vajzën e tij.

Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur në Prishtinë  Policia sqaron se viktima e kishte lajmëruar rastin,  por nuk kishte pranuar mbrojtje apo strehim.

Drejtoria e Policisë Rajonale në Gjakovë, ka shpjeguar sot rastin e vrasjes së fundit në Gjakovë, ku Pjetër Nrecaj ka vrarë gruan dhe vajzën e tij.


Ndërsa Prokuroria Themelore e Gjakovës, deklaroi se dje është ndërprerë seanca dëgjimore ndaj të pandehurit, dhe se e njëjta pritet të vazhdojë kur mjekët të konstatojnë se i dyshuari është në gjendje të mirë shëndetësore.


Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Gjakovë,  Ahmet Hasi ka  bërë të ditur se ditën e 7 gushtit viktima ishte paraqitur në polici rreth orës 15:30 ku kishte treguar për mesazhet kërcënuese nga tashmë i dyshuari, burri i saj.


Rasti ishte hapur si kanosje, jo dhunë në familje meqë ata jetonin të ndarë.

Sipas tij kanë filluar masat për kërkimin dhe arrestimin e të dyshuarit, duke e kërkuar në shtëpi, disa lokacione dhe duke provuar ta kontaktojnë përmes telefonit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit.

Dje, ka filluar seanca dëgjimore për caktimin e msaës së paraburgimit për të dyshuarin,  por që është ndërprerë për shkak të alivanosjes së Pjetër Nrecajt

Prokurori Armend Zenelaj nga Prokuroria e Gjakovës tha se tashmë i dyshuar është dërguar në spitalin Rajonal në Gjakovë e më pas në QKU.


Ndërsa mbrojtësi i viktimave nga Prokuroria Themelore në Gjakovë , Agim Pula, tha se viktimës, tashmë të ndjerës, i është ofruar strehim por nuk ka pranuar.

Sipas tij ajo ka thënë  se ndjehet e sigurt pranë familjes dhe vëllezërve të saj.

Që nga 12 maji Valbona bashkë me fëmijët  jetonte e ndarë  Pjetër Nrecaj, për shkak të dhunës në familje.

Mbrëmjen e 7 gushtit, Nrecaj me armë zjarri vrau gruan e tij Valbonën  dhe të bijën 9 vjeçare Klarën.

Ndryshe, edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime ndaj zyrtarëve policorë të  përfshirë në këtë rast.


Vrasjen e Valbona Markut bashkë me të bijën e kanë dënuar të gjithë zyrtyarët institucionalë dhe organizata për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Për këtë vrasje sot në Gjakovë është mbajtur një protestë ku u kërkua drejtësi por edhe përgjegjësi për personat që kanë neglizhuar cështjen e Valbona Markut./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress