Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:10

​Po kulloste bagëtitë, 45 vjeçari sulmohet nga ariu

| 20/10/2019 14:28

45 vjeçari Ekrem Onuzi ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës kur është sulmuar nga një ari.

Si pasojë e sulmit 45 vjeçari ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se nga Tirana është nisur një helikopter për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit, për shkak të terrenit të vështirë malor.

45 vjeçari i sulmuar është banues në fshatin Nangë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress