Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 27.05.2018 05:44

​Plagoset një person, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 13/02/2018 10:13

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me tentimvrasje ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: P. G, 54 vjeç, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:F. F,  mashkull, 64 vjeç.

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar: një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes), një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim), një elektroshok, pesë  gëzhoja dhe 2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policisë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress