Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:13

​Plagosen dy persona në Pejë, arrestohet i dyshuari

Pejë | 16/05/2019 16:49

Policia e Pejës njofton se sot rreth orës 15:25, Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Treboviq – është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. K (1964).

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 persona, njëri i gjinisë femërore.

Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress