Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:40

​Përmes artit kujtohen viktimat e komunikacionit rrugor

Prishtinë | 23/04/2019 14:51

Përmes tri performancave artistike të realizuara në tri rrugët kryesore të Prishtinës është kërkuar ndërgjegjësim më i madh qytetar dhe institucional për sigurinë në rrugë, me qëllim që mos të ketë viktima si pasoj e aksidenteve rrugore.

Këto performanca u realizuar nga Qendra për zhvillim multikulturor “Impact” me rastin e Ditës Vendore të Viktimave të Komunikacionit Rrugor.

Performanca e parë u realizua në rrugën “Garibaldi”, e dyta në rrugën “Luan Haradinaj”, dhe performanca e tretë u zhvillua në rrugën Agim Ramadani..

Një nga performueset e këtij aktiviteti, Lydra Hyseni tha se qëllimi i kësaj performance artistike është që mos të ketë shumë aksidente dhe viktima.

Sipas saj është tejet  nevojshme që të ketë më shumë këso aktivitet sensibilizuese.

Hyseni: Qëllimi është vetëdijesimi që mos të ketë shumë aksidente

“Qëllimi dhe mesazhi është që me u vetëdijesuar njerëzit që mos me pas më shumë aksidente në rrugë dhe që me i ndal edhe aksidentet dhe rastet që njerëzit kanë vdekur në aksidente....00’54Ne këtu e bëjmë por prapë njerëzit  e bëjnë gjë e njëjtë, nëse ka më shumë atëherë do ishte më mirë“, tha ajo.

Ndërkohë që vetëm tre muajt e parë të këtij viti në aksidente komunikacioni kanë gjetur vdekjen 24 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i aksidenteve për tre muajt e parë të këtij viti është 2 mijë e 949 aksidente, kurse një vit më parë kishin ndodhur 3 mijë e 410 aksidente./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress