Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:41

​Pajisen me patentë shoferi të Kosovës me dokumente të falsifikuara

Kamenicë | 16/05/2019 09:55

Policia në Kamenicë ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit janë pajisur me patentë shoferi të Republikës së Kosovës duke përdorur patentë shoferi të një shteti tjetër.

Mirëpo, dyshohet se këto patentë shoferi të shtetit tjetër janë të falsifikuara.

Të dyshuarit kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shoferë të huaj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress